Aksidenti i rëndë në Gjermani, humb jetën 18-vjeçari shqiptar/ Plagosen rëndë prindërit e tij…

0
74

Një 18-vjeçar nga Prishtina, humbi jetën mbrëmjen e djeshme në qytetin Waldburg në Baden-Württemberg të Gjermanisë, në një aksident rrugor, ku u përplasën dy makina.

18-vjeçari me inicialet B.R. vdiq në vend, ndërsa 4 persona të tjerë janë lënduar rëndë, raporton albinfo.ch.

Mediat gjermane tregojnë se makina e të riut kosovar kishte hyrë në korsinë e kundërt, duke u përplasur me veturën tjetër që brenda saj ishin 4 persona (dy fëmijë dhe 2 prindërit).

Po ashtu, policia gjermane ka konfirmuar këtë lajm në mëngjesin e sotëm, ku tha se të dielën mbrëma ndodhi aksidenti dhe rruga mbeti e mbyllur plotësisht deri në orën 21.15 midis Waldburg dhe Badstuben (rrethi Ravensburg).

Gjithashtu, policia gjermane bën të ditur se fëmijët që ishin të përfshirë në këtë aksident ishin të moshës dhjetë dhe dymbëdhjetë vjeç dhe gjendja e tyre është e rëndë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here