Agim Kajmakut i thanë të arratiset/ Kush e dekonspiroi operacionin për kapjen?

0
98

Rreth 13 aksione policore dështuan për kapjen e Agim Kajmakut, ndaj të cilit prokuroria urdhëroi arrestimin, pasi KQZ i ndërpreu mandatin si Kryebashkiak i Vorës për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Kajmaku, i cili në Greqi ka përdorur emrin Jorgo Toro, u akuzua se kishte probleme me drejtësinë greke ldihur me një rast të falsifikimit të parave. Por Kajmaku mohoi deri në fund akuzat, që më pas rezultuan të vërteta.

Në kushte të tilla përveç faktit se humbi mandatin si Kryebashkiak, i dalë nga votimet e 30 qershorit, ku kandidoi si përfaqësues i Rilindjes, Kajmaku sot rrezikon edhe burgun. Kjo për faktin se gjithashtu akuzohet se në kushtet kur nuk ishte në detyrë, pra pas ndërprerjes së mandatit, ai ka fallsifikuar dokumentet duke shkarkuar dy nënkryetarët e bashkisë dhe duke emëruar në këtë pozicion, shefin e kabinetit.

Fakti që aksionet për kapjen e Kajmakut, që mund të paraqiteshin si sukses nga policia e Lleshajt dështuan dhe ai nuk po arritet të gjendet, duket se kanë detyruar SHÇBA-në që të nisë një hetim lidhur me dekonsipirimin e tyre.

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme kanë bërë të ditur se, ka dyshime të mëdha që aksioni për arrestimin e Kajmakut, është dekonspiruar.

Mësohet se disa oficerë dhe drejtues policie janë vënë nën hetim.

Deri më tani janë kontrolluar banesa dhe biznese të Kajmakut, por ai nuk është gjetur.

Avokatët e ish-kryebashkiakut të Vorës janë shprehur se Agim Kajmaku nuk do të dorëzohet, pasi urdhër-arresti ndaj tij është i paligjshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here