Policia i vonoi në kufi/ ‘Thumbojnë’ Plisat: Dikush donte të na ndalte, por intrigat e tyre…

0
69

Çanta e bllokuar në kufi ishte e tyre dhe për pasojë ata u mbajtën shumë orë nga Policia e Shtetit të bllokuar. Por tifogrupi nga Prishtina, “Plisat”, reagojnë nëpërmjet një postimi zyrtar në faqen e tyre në Facebook, se çdo gjë ishte brenda rregullave.

Plisatt

NJOFTIM

Sqarim për opinionin e gjerë.

Sot gjatë kalimit të kufirit, në doganë jemi ndaluar plot 4 orë nga Policia Shqiptare, nën pretekstin se posedojmë gjëra jo të lejueshme për ndeshjen Shqipëri-Francë.
Argumentet tona ishin të qarta:

-E posedonim kuponin fiskal të piroteknikës
-Nuk e kemi fshehur bagazhin me piroteknikë, por e kemi kaluar në procedura të rregullta.
-Qëllimi i piroteknikave ishte ndezja e tyre në qytet, e asesi brenda stadiumit.

Por, prap se prap gjithë këto për Policinë e Shtetit nuk ishin të mjaftueshme që ta vazhdonim rrugën tonë drejt Tiranës, dhe si rrjedhojë na janë konfiskuar 200 tymuese.

Një gjë është e qartë.
Dikujt i konvenon kjo – ju pengon prezenca jonë në përkrahje të kombëtares. Mendojnë se me intrigat e tyre mund të e ndalojnë kauzën tonë shumëvjeçare si PLISA.

Andaj, ju bëjmë me dije se.
Gjithë këto nuk do të na ndalin.
“SHQIPËRIA SHQIPTARËVE, JO E TRADHËTARVE”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here