Ish-ministri Manjani: Metën, mazhoranca nuk e shkarkon dot, edhe sikur 150 vota të ketë!

0
108

I ftuar në emisionit ‘Kjo Javë’ ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani u ndal të komentojë edhe procesin e shkarkimit të Presidentit Meta, për të cilin tha se ishte një proces politik për të shmangur vëmendjen nga votimet e 30 qershorit, të cilat i konsideroi votime moniste.

“Nuk ka qenë kurrë një proces serioz, kushtetues, ka qenë një proces me natyrë politike që i duhej Edi Ramës për të shmangur vëmendjen nga votimet moniste. Ishte pak a shumë si historia që shpiku në verë, hajde se do prish teatrin, mblidhuni pak, ndërkohë u harrua raporti i ODIHR. Kështu ishte edhe procedura e shkarkimit me gjasme, Edi Rama e di shumë mirë që nuk e shkarkon dot Presidentin.

Edhe me 150 vota nuk e shkarkon dot, me këtë Kushtetutë”– tha Manjani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here