Standard.al

Inaugurimi i stadiumit/ Natë ferri për Kryeministrin, kor dhe parrulla nga tifozët: RAMA IK

0

 

Presupozohej të ishte nata e tij. E kishte reklamuar me kohë stadiumin e ri me kullë si një arritje, ndonëse realisht, çdokush prej nesh e di se pjesa më e madhe e asaj që cilësohet si arena kombëtare i përket privatit dhe do përdoret kryesisht si qendër tregtare.

E megjithatë Rilindja ka armë kryesore, propagandën. Rama mbrëmë donte ta shijonte “suksesin”, aq më tepër kur këto kohë është gjendur në ditë të vështira ku mbështetja popullore po i zvenitet.

Por kjo natë u kthye në ferr për Kryeministrin. Në stadium shpërhtyn koret kundër tij, aq sa u duk se nuk ishte një ndeshje e kombëtares por një miting antiRama. 20 mijë zëra shpërthyen nën britma: RAMA IK! E si mos mjaftonte kjo, në shkallët e stadiumit u përhapën edhe parrulat me mbishkrimet “Rama ik”.

Një katrahurë e vërtetë nata e sotme për Kryeministrin!

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.