Festoi me flamurin shqiptar, gjobitet dhe dëbohet shqiptari i malit të zi

0
232

Një shqiptar në Malin e Zi është gjobitur dhe dëbuar për një muaj nga vendi pasi ka festuar me flamurin shqiptar.

 

Ngjarja ka ndodhur në Tivar, ku ndaj shqiptarit janë marrë masa ekstreme vetëm sepse ka festuar me flamurin kuq e zi gjatë manifestimit tradicional “Ditët e gështenjës”.

Drejtoria e policisë në Tivar njoftoi për nisjen e procedimit ndaj 64-vjeçarit shqiptar i cili është dënuar për veprimin me 300 euro gjobë dhe dëbim 1 muaj nga Mali i Zi.

“I.D. dje, në të XIII-in vit jubilar të Ditës së gështenjës ka prishur ligjin dhe rendin duke valëvitur flamurin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e policisë malazeze.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here