Berisha nxjerr ‘bllof’ Ramën: Mediat franceze bojkotojnë transmetimin e ndeshjes, refuzojnë gjobat mafioze!

0
76

Plot katër stacione radiosh franceze, kanë njoftuar se nuk do të kenë mundësi të transmetojnë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës ditën e sotme.

Përfaqësuesit e radiove “Europe 1”, “Radio France”, “RMC” dhe “RFI”, kanë njoftuar se transmetimi nuk është i mundur prej “kostove teknike”, të kërkuara nga pala shqiptare.

Lidhur me këtë fakt reagon edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili e quan një akt të turpshëm.

“Mediat franceze bojkotojnë transmetimin direkt te ndeshjes nga Stadiumi “Vëllezerit Xibraka”. Turp!

Ato refuzojnë gjobat mafioze të narkoshtetit të Edvin Mafise!

Këtu më poshte keni mesazhin nga Franca të qytetarit dixhital dhe linket e mediave që lajmërojnë bojkotin për shkak te gjobave mafioze që ju kërkojnë te paguajne për transmetim!”, shkruan ish kryeministri Sali Berisha.

“Mirdita dr shifni se ç’po ndodh ne Francë. Radiove franceze shteti Shqipetar i kerkon lek pa ase nje argument me te thene me goj per te pasur te drejte te tradmetojno ndeshjen sonte 4 radiot principale bojkotuan”

Lajmi në mediat franceze:

https://www.lequipe.fr/Medias/Actualites/Pourquoi-rtl-sera-la-seule-radio-a-commenter-albanie-france-sur-place/1080884?fbclid=IwAR0MfLK_0ZLBQW8LFZX6hcpBkpOYUfwLno3a14HffJGk-GfyEScpk6PX9t0

https://www.sofoot.com/quatre-radio-francaises-boycottent-albanie-france-476820.html?fbclid=IwAR0Z-c_RTbR9fxGqJK8OOtBA-PjUb_Lqw4vdWa53EPVgmI0AlpYYZsINClw

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here