Banorët në protestë/ Vjen paralajmërim i fortë!!! Do përshkallëzojmë protestat…

0
115

Banorë të Laprakës protestuan sërisht sot kundër ndotjes që i shkaktohet zonës nga një fabrikë tullash, dhe heshtjes së institucioneve të shtetit, përfshi edhe Bashkisë së Tiranës.

Kjo ishte protesta e 11 e qytetarëve kundër “Edil Centro”.

Fabrika operon në ilegjitimitet të plotë dhe pavarësisht se është gjobitur disa herë nga inspektorati mjedisorë sepse nuk është e pajisur me një leje mjedisore, krijon ndotje të lartë në Tiranë, Kamzë dhe Vorë.

Nga banorët e zonës është ngritur padi në Gjykatën Administrative dhe gjithashtu kanë paralajmëruar përshkallëzimin e protestave.

Në këtë kuadër, banorët kanë paralajmëruar se gjatë javës do të protestojnë para godinës së Ministrisë së Mjedisit.

Në protestat e mëparshme, banorët kanë deklaruar se po vuajnë nga sëmundje të ndryshme, si ato të rrugëve të frymëmarrjes dhe lëkurës, për shkak të ndotjes së lartë që shkakton kjo fabrikë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here