Akuza të forta/ Rama dhe Braçe kanë ngrenë e kanë pirë me bandën e Aldo Bares…

0
137

Veç kryeministrit Edi Rama, kreu i opozitës Lulzim Basha, akuzoi edhe numrin dy të qeverisë si të lidhur me bandat. Nga Divjaka, në një takim me fermerët Basha tha se Edi Rama dhe  Erion Braçe janë të lidhur me bandën e Lushnjës.

“Aldo Baret me shokë kanë emëruar të gjithë kupolën në Tiranë dhe Lushnje duke punuar për bandën e Lushnjës sepse edhe pse janë tek 313 punët i kryejnë qe andej, i dëgjuat ambasadorët perëndimore.  E dëgjuat kreun e antimafias i cili tha se krimi i organizuar dhe mafia shqiptare bashkëpunojnë ngushtë me politikanët dhe zyrtarët shqiptarë. Për kë e kishte fjalën? Për këta e kishte fjalën, partnerët e Aldo Bares me shokë. Kanë ngrënë e kanë pirë bashkë. I kanë bërë votat bashkë ndaj nuk flet dot as Edi Rama e as Erjon Braçe, askush tjetër nuk i përmend dot. U dridhet zëri. Sepse janë partnerët e tyre dhe me ta erdhën në pushtet. Ndajnë paratë. Le ta matin veten e tyre pa përkrahjen e krimit dhe ta shohim se sa u vlen lëkura”, tha Basha.

Sipas tij, për llogari të kriminelëve Edi Rama kërkon të kapi dhe Gjykatën Kushtetuese.

“Për hesap të Rrumëve me shokë që mbushin xhepat e Edi Ramës jemi ketu ku jemi me një parlament të paligjshëm, me një me qeveri të paligjshme, me kryetarë bashkishë të paligjshëm, me Gjykatë Kushtetuese të paligjshme, me prokurorë të paligjshëm, ku e gjithë struktura shtetërore vepron për të mbushur xhepat e një grushti njerëzish”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here