Standard.al

“17 nëntori i 1944, një medalje krenarie e luftës balliste për çlirimin e Shqipërisë”

0

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka kujtuar përpjekjet dhe kontributin historik të shqiptarëve në luftën për çlirimin e vendit. Me një postim në “Facebook”, Luan Rama duke kujtuar datën e çlirimit të Tiranës pohon se “17 nëntori i vitit 1944 duhet të shërbejë si  “medalje krenarie e luftës balliste” për çlirimin e Shqipërisë.

Postimi i Luan Ramës:

17 nëntori i vitit 1944, si “medalje krenarie e luftës balliste” për çlirimin e Shqipërisë.Sot është 75-vjetori i çlirimit të Tiranës. Brigadat, divizionet dhe korparmatat balliste me në krye Mid’hat Frashërin dhe Kadri Cakranin, me “vendosmërinë, heroizmin, atdhedashurinë dhe sakrificat” e tyre të panumërta, ia dolën t’a shporrnin pushtuesin nazistë dhe bashkëpunëtorët e tyre partizanë, dhe çliruan kryeqytetin. Në themelet e lirisë së Tiranës, qëndron gjaku i ballisteve dhe ballistëve trima që u flijuan për çlirimin e atdheut dhe ëndërra e tyre si amanet në poturet e Edi Ramës, që jargavitet pas kufomës së Mid’hat Frashërit!

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.