Po planifikonte sulm terrorist? Ndalohet një ndër “kokat” kryesore të ISIS…

0
94

Agjencia e Intelegjencës së Ukrainës ka bërë të ditur se ka arrestuar një figurë kryesore të grupit ekstremist Shteti Islamik.

Al-Bara Shishani, me nacionalitet nga Gjeorgjia, u gjet afër kryeqytetit të Ukrainës, njoftuan Shërbimi i Sigurimit të Ukrainës më 15 nëntor.

Sipas njoftimit, Agjencia Qendrore e Intelegjencës dhe Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë kanë marrë pjesë në operacion.

Vika Klimicheva, zëdhënëse e Agjencisë së Intelegjencës, ka thënë se i ndaluari është gjetur në Ukrainë dhe se emri i tij i lindjes është Cezar Tokhosashvili.

Shishani kishte shërbyer si zëvendës i Abu Omar al-Shishani i cili nga Pentagoni përshkruhej si “ministër i luftës”.

Shishani kishte shkuar në Turqi më 2018 dhe përmes një pasaporte të rreme kishte udhëtuar për në Ukrainë ku kishte vazhduar të koordinonte aktivitetet e Shtetit Islamik, thuhet në njoftim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here