Standard.al

Ligji Special kundër KÇK/ Shpërthen Manjani: Propagandë e Ramës, të tregojë pse po rrit taksat…

0

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha se Ligji Special kundër KÇK i duket krejtësisht propagandë.

Manjani tha se nëse vërtetë shteti shqiptar do të luftojë korrupsionin, atëherë ka ligje plot me anë të së cilave mund të zhvillohet lufta antikorrupsion. Për Manjanin, kryeministri nuk ka punë me luftimin e korrupsionit, por duhet të shohë sesi të qeverisë.

“Është një formule mediatike, propagandistike, që hajde të themi ca fjalë të mëdha, se mos e merr vesh populli se çfarë ligji po bën. Unë po iu them një gjë fare të thjeshtë. Çfarë e pengon sot shtetin shqiptar, Prokurorinë shqiptare të luftojë KÇK-në. Ligje ka sa të duash, nuk ka nevojë për ligje të reja. Ka ligje sa të duash, pa fund. Atëherë çfarë po bën Rama. Rama po fajëson diçka abstrakte. Gjëja më e thjeshtë që bëhet në politikën shqiptare është se thuhet “e ka fajin ligji”.

Kjo është më e thjeshta, sepse ligji nuk flet i shkreti, ku di ligji të flasë. Ligji si ta shkruash, ashtu e bën. Kur shkojnë ta zbatojnë, e zbatojnë si sytë e vet, edhe pastaj thotë e ka fajin ligji prapë. Vjen tjetri thotë ligji, s’bën ky ligj, do bëj ligj tjetër. Kjo është arsyeja pse është krijuar gjithmonë një alibi që unë ndërrova ligjin, e kyeva punën time. E dyta unë prapë pyes çfarë pune ka kryeministri me këtë punë? Kryeministri është votuar për të qeverisur, nuk është votuar për të futur njerëz në burg, as për të nxjerrë njerëz nga burgu, as për të bërë drejtësinë, madje as për të luftuar korrupsionin në doni ju. Nuk ka punë fare”, tha Manjani.

Ylli Manjani theksoi se Edi Rama duhet të shikojë taksat që po ua rrit shqiptarëve dhe faktin se po iu grabit qytetarëve pronat.

“Shumë mirë u bë me reformën në drejtësi, u shkrua edhe në Kushtetutë, është e vetmja Kushtetutë në botë që ka fjalën korrupsion brenda. Ka thënë do bëjmë struktura antikorrupsion, do bëhet hataja. Ku janë pra strukturat, bëji, ta luftojë korrupsionin. Kryeministri ç’hyn këtu? S’ka asnjë rol. Kryeministri të qeverisë, të merret me ata taksat që nuk tregon se ku i çon. Të tregojë pse po rrit taksat, të tregojë se ku po çon pasurinë kombëtare. Këtë detyrë ka, se po e shet vendin o për skrap ose për një copë bukë.

Kjo është gjithë historia. Shqiptarëve po iu ikën prona e nuk po e kuptojnë. E në vend të kësaj merret me KÇK. Po çfarë KÇK-je? Më duket element propagandistik, krejt pa lidhje”, deklaroi Manjani./News 24

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.