Standard.al

Venecia goditet mizorisht nga një tjetër baticë, përmbytet qyteti…

0

Venecia u përmbyt nga nivele jashtëzakonisht të larta uji të premten, vetëm disa ditë pasi qyteti përjetoi përmbytjen më të keqe të më shumë se 50 viteve.

Sheshi qendror i San Markut , sipas Reuters, u zhyt nën ujë dhe u mbyll për turistët, ndërsa dyqanet dhe hotelet u fundosën dhe njëherë nga ujërat që shtoheshin duke sjellë një problem tjetër në qytetin e brishtë.

Autoritetet vendore thanë se këtë radhë niveli i ujit arriti në 154 cm, pak më poshtë se ç’pritej dhe dukshëm më ulët se 187 cm që kapi të martën – vala e dytë më e lartë që ishte regjistruar në Venecia.

Por kjo e sotmja mjaftoi që ta vinte 70% të qytetit nën ujë, duke shkatërruar nervat e vendasve që u përballën me një tjetër operacion pastrimi në shkallë të gjerë.

“Ne kemi qenë në këtë gjendje emergjence prej ditësh dhe nuk po durojmë dot më,” tha një banor i Venecias, Nava Naccara.

Qeveria italiane deklaroi një gjendje emergjence për Venecian të martën duke akorduar 20 milionë për të zgjidhur dëmet imediate.

Kryebashkiaku Luigi Brugnaro parashikoi të premten se kostot do të ishin shumë të lartë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.