Standard.al

Shteti vampir që drejtohet nga ‘Vampiri’ Rama!

0

Nga Eglantina Mirashi.

Skenat e tmerrit dhe dhunës, gazi lotsjellës, torturat, goditjet, tërheqjet zvarrë, burgosjet e qytetarëve në mbrojtje të pronës në Astir, paraqitën fytyrën prej Vampiri të Edi Rames dhe shtetit shqiptar. Qytetarët u dhunuan barbarisht. Fëmijë, gra shtatzëna, pleq, qytetarë me aftësi të kufizuara u goditën barbarisht prej makinës së dhunës së pushtetit narko-diktatorial. Vetëm një shtet i kapur dhe i dalë nga binarët e ligjit, të drejtës e moralit mund të vepronte si në Astir. Qeveria tërësisht arbitrare e ka humbur të drejtën për të qeverisur Shqipërinë. Lufta në Astir nuk ishte luftë për interesin publik, por për oligarkët. Qeverisë nuk i interesojnë më qytetarët, por pasunarët të cilët bashkë me qeverinë po shkatërrojnë Shqipërinë. Vetëm një shtet qesharak e i degraduar tregohet kaq brutal e harbut me qytetarët e tij. Në Astir e drejta vdiq. Prona u grabit. Qytetarët e dhunuan barbarisht në të gjitha dimensionet. Qeveria e drejtuar nga Vampiri bëri një shfaqje të shëmtuar dhe të dhimbshme mbi kurrizin dhe djersën e njerëzve të ndershëm. Kjo qeveri nuk duhet të jetë më në detyrë. Kjo bandë që grabit e dhunon duhet të shporret sa ma parë nga faqja e dheut.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.