Platforma karikatures së Luftës!

0
119

Nga Ylli Dylgjeri

Kryeministri Edi Rama njofton se ditën e sotme do të publikohet platforma kombëtare online e luftes kundër korrupsionit!
Në një status në rrjete sociale Rama deklaron se lufta do të bëhet përmes bashkëpunimit qytetarë-qeveri.
“Sot në 11 publikohet platforma kombëtare online e luftës kundër korrupsionit. Së bashku, qytetarë-qeveri, ne do ta zmbrapsim korrupsionin”, shkruan Rama në Facebook.
Me ne fund e shpalli luften. Urrrrraaaa!
E dëgjova mirë apo lajthita Unë! Luftë kundër kujt? Kundër mafias apo Kunder vetes? Kunder shtetit? Krimi ketu ka lidhur marreveshje me shtetin. Çfare thone thone Raportet e Nderkombetareve? Po drejtuesit e antimafias nderkombetare?
Sa Platforma e portale jane hapur gjate 6 viteve te qeverisjes se te majteve? Sa dite na jane premtuar
per te vendosur shtetin e se drejtes? Ja miq po ju tregoj Une nje Platforme qe u hap edhe ne Ministrine ku Punoja para 5 muajve:
Pasi u ankova lart e poshte iu drejtova dhe Platformes Qeverisese ne Ministri. I dergova si fillim email-in me ankesen. E dini se çpergjigje mora?
Po Ju a them. Ne telefon me doli Operatorja dhe me pyeti: Si e ke emrin dhe ku punon?
Haaaaaaaaaa!Pasi qesha me te madhe i thashe:
Jam Ylli Dylgjeri dhe punoj një kat më poshte teje O Operatore! Po ta ngre koken lart, te shoh edhe breket
si i ke… kaq. Kjo eshte Platforma e luftes e Rames. Karikature! Njelloj sI ato qe ka bere ne muret e zyres se Tij, ashtu i ka edhe prej mishi neper zyrat e Ministtive.

Tjeter, sa here i kemi degjuar premtimet per vendosjen e rendit?Me 30 dite? Ne 300 dite? Ne 3000? Apo sa?
Me ke do luftoje Kryeministri? Me Ramaformat, Apo bej Platforma kunder krimit e dëno Ministrat e vet te Brendshem! Bej prap Platforma e shpall ne kerkim oficeret e policise. Bej Platforma e shpall ne kerkimin kryetaret e Bashkise. Socialistet po hane bijte e vet.
Ku i ka njerzit Kryeministri?
TI SHPALLESH LUFTE KRIMIT do te thote te zotrosh besimin, te kesh Udheheqes vizionar, te kesh teknika moderne e bashkohore. Ketu eshte vrare shpresa.
Edhe kjo eshte Platforma e rradhes pet tu tallur me Ne.
Kjo eshte Karikatura e rradhes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here