Standard.al

Plas grushti ndaj gjimnazistëve në Tiranë, shkelma dhe çanta kokës…(video)

0

Një fenomen i frikshëm, që sa vjen dhe bëhet më shqetësues në Shqipëri, ka filluar të marrë përmasa gjithnjë e më alarmante.

E kemi fjalën për sherret që zhvillohen mes adoleshentëve, të cilat ndodhin edhe pranë ambienteve të shkollës.

E një rast i tillë ka mbërritur edhe në redaksinë e JOQ ALBANIA. Një grup gjimnazistësh të shkollës “Ismail Qemali” janë përleshur me një të ri, i cili sipas qytetarit që ka sjellë videon nuk është pjesë e shkollës.

Ngjarja ka ndodhur jashtë ambientit të gjimnazit, në afërsi të lumit të Lanës. Të rinjtë ishin një grup ndërsa i riu ishte vetëm, dhe kërkonte të godiste gjimnazistët, të cilët nuk rrinin pa iu kundërpërgjigjur.

Në një moment i riu ka goditur fort me grusht një gjimnazist, i cili është rrëzuar në tokë për pak sekonda. Pas kësaj shokët e gjimnazistit i janë vërsulur jashtëshkollorit, teksa qytetarët kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.

Qytetari shkruan: “Afer shkolles ismail qemali sot ne oren 12. Ai tullaci nuk eshte i shkolles, ndersa ata jane gjimnaziste”

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.