Standard.al

Meta: Do t’i drejtohem popullit për të mbrojtur demokracinë, me një dekret shpërndaj Parlamentin…

0

Në një dalje për mediet ditën e sotme Presidenti Ilir Meta teksa ka folur për ngërcin në Kushtetuese ka deklaruar se Kushtetutën e vendit nuk mund ta dhunojë askush.

“Për të gjithë ata që dinë të lexojnë kushtetutën dhe meqënëse po afron 22 nëntori dita kur populli votoi me referendum kushtetutën, dhe këto parime të Kushtetutës që janë edhe sot të sanksionuara pavarësisht nga deformimin e pandershme që janë bërë në pabesi ndaj vullnetit të popullit shqiptar gjatë këtyre 21 viteve, kam një paralajmërim të fundit për ata që mendojnë se betimi i Metës me dorën mbi kushtetutë si president ka qenë një proces formal apo ceremonial. Nuk ka institucion më të rëndësisshëm sesa Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë  e cila ka vetëm një garanat që është Gjykata Kushtetuese.  Përpjekjet për të dhunuar Kushtetutën, me kapjen e gjykatës Kushtetuese janë të dështuara, janë të vdekura. Askush të mos guxojë të përdhosë. Është insticuioni më i rëndësishëm i vendit. Parlamenti me një dekret shpërndahet. Qeveria me një nocion mosbesimi rrëzohet. Edhe nëse dikush mendon se angazhimet e mia ka qenë ceremoniale, kjo në fund të fundit është Kushtetutë që po mbron popullin e Shqipërisë. Jam shumë i qartë secili të vazhdojë me kometencat e veta. Në momentin e duhur Presidenti do i drejtohet popullit dhe gjithë botës për të mbrojtur interesin e popullit shqiptar. Iu uroj punë të mbarë të gjithë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. “, u shpreh Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.