Kush është njeriu i gjermanëve në rajon?? Nuk do i mbyllim sytë përpara krimit të organizuar në Shqipëri….

0
96

Peter Beyer, deputeti kristiandemokrat gjerman, do jetë raportues i Këshillit të Europës për Kosovën. Lajmi është pritur mjaft mirë në Kosovë dhe rajon. Kjo për shkak se Beyer e fitoi garën bindshëm përballë një rivali rus. Por Beyer është edhe një pro-amerikan i thekur. Për shqiptarët e Shqipërisë ai është bërë i njohur për shkak të fjalimit që mbajti në Bundestag ditën kur u miratua rezoluta për nisjen me kushte të negociatave me Shqipërinë. Më poshtë fjala e tij:

-Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shtete të Ballkanit Perëndimore, që janë të rrethuara nga shtete anëtare të BE. Ato janë në oborrin e brendshëm të Europës, unë do thoja që janë në qendër, në zemrën e BE. Dua të theksoj se Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, pra, jo një vend i panjohur për ne. Ne punojmë në Këshillin e Europës prej vitit 1995 së bashku me Shqipërinë, që është edhe aty anëtare.

Duhet ta them qartë këtu, ne të Unionit angazhohemi për perspektivën europiane të Selanikut në vitin 2003. Ne duhet të ruajmë këtu besueshmërinë tonë.

-Zonja dhe zotërinj, kritikëve të nisjes së negociatave iu duhet shtruar pyetja: nëse e besojnë seriozisht se bashkëpunimi mes autoriteteve të sigurisë të shteteve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me autoritetet e sigurisë të shteteve anëtare të BE do jetë më i lehtë nëse Maqedonia dhe Shqipëria qëndrojnë jashtë, apo është më e zgjuar që t’i ftojmë në një proces të kontrolluar të afrimit me standardet tona?

-Tek e fundit, diskutimet tona cilësore dhe kontroverse gjatë javëve dhe muajve të fundit kanë pasur ndikim në Shqipëri. Këtë e tregon për shembull thirrja e një tryeze rrumbullake për reformën zgjedhore. Kjo natyrisht nuk mjafton, ne duhet të shohim rezultate.

-Ne nuk do i mbyllim natyrisht sytë përpara krimit të organizuar, veçanërisht në Shqipëri, përpara tregtisë së drogës, deri në nivelet më të larta të shtetit. Prandaj dua të them nga kjo foltore edhe njëherë, se kemi marrë informacione që një ish-anëtar i lartë i qeverisë shqiptare, ish-ministri i Brendshëm, është dënuar, por shumë larg kërkesës prej 12 vitesh me burg për tregti drogë në administratën shtetërore, tek një dënim me shpërdorim detyre që nuk parashikon burg. Nuk gënjehemi me këto dhe kërkojmë sërish dënime zyrtarësh të lartë.

-Është e drejtë dhe e zgjuar që koalicioni i madh të hartonte dy kërkesa, me kushte strikte, veçanërisht për Shqipërinë. Këto pengesa të larta që duhet të kërkonim, duhen parë nga qytetarët në Shqipëri dhe Maqedoni si një koleksion i rregullt që tregon rrugën drejt BE. Ne si Bundestag do kemi mundësi që me këto dokumente të ndikojmë në procesin e viteve që vijnë.

-Në fund dua të them dy gjëra: ne duam të dërgojmë një sinjal të fortë për të rinjtë, për gjeneratën e re në Shqipëri, në Maqedoni, në të dy vendet, te të rinjtë që kanë kaq shumë shpresa tek dinamika pozitive e procesit të pranimit.

-Sinjali i dytë i fortë është një sinjal ndaj shteteve të treta, që janë në përgjim aty, rrotullohen atje, si Turqia, Rusia, Kina, Arabia Saudite, që duan që të mos ndodhë procesi i afrimit me BE. Ato duhet të dinë se BE nuk heq dorë nga ky rajon, ato shtete janë në zemër të Europës dhe kanë një të ardhme në BE. Kështu e sheh shumica e shteteve të BE, kështu e shoh edhe personalisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here