Gjatë konferencës me mediat, kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh edhe një herë se rruga e vetme për të nxjerrë vendin nga kriza janë zgjdhjet e parakohshme.
“Ka një rrugëdalje nga ky batak Surreli. Duke nisur me zgjedhjet e parakohshme që do ti japin fund paligjshmërisë dhe pseudo-parlamentit dhe pseudo-opozitës që është faqja e zezë e faqes më të zezë. Është bërë shërbëtore e një bande që nuk përfaqëson as çerekun e socialistëve të ndershëm.
Zgjidhja është rruga që po merr vendi fqinj, Maqedonia e Veriut, ku klasa politike mori përgjegjësitë dhe shkoi drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Loja me durimin e njerëzve do të ketë pasoja të rënda”, u shpreh Lulzim Basha.