Akuzohet nga qeveria se mbështetet nga PD, del dokumenti: Në 2012-ën PD votoi kundër Xhaferllarit

0
154

Rrëzohen akuzat e ngritura nga PS dhe Rilindja, të cilat dolën kundër kandidaturës së ligjshme të Marsida Xhaferllarit për në Gjykatën Kushtetuese, me argumentin se ajo është afër PD-së. Por e vërteta qëndron ndryshe. Në vitin 2012, kur në pushtet dhe shumicën në vendeve në Kuvend e kishte PD, Xhaferllari kandidonte për kryetare e KQZ. Ajo mori më pak vota se kandidatët e tjerë dhe nuk u zgjodh në këtë post, pasi PD nuk e mbështeti.

Në votimin për kreun e KQZ më 11 tetor 2012 ishin në garë Lefteri Lleshi dhe Marsida Xhaferrllari. Partia Socialiste, në atë kohë në opozitë, bojkoti votimin dhe procedura në kuvend vijoi vetëm me votat e PD. Por edhe me PD kishte votat, Xhaferllari nuk u zgjodh pasi konsiderohej jo shumë afër PD

Në këtë mënyrë bie dhe akuza kryesore e PS se anëtarja e Gjykatës Kushtetuese është afër PD. Nëse do ishte kështu nuk do rrëzohej si kandidaturë nga vetë demokratët 7 vjet më parë.

https://www.zeriamerikes.com/a/shqiperi-parlamenti-kqz-lefteri-lleshi/1524611.html

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here