Vorpsi mbërrin në Gjykatën Kushtetuese/ Reagon edhe Marsida Xhaferllari

0
118

Pas betimit gjatë mëngjesit të sotëm para një notereje, Arta Vorpsi ka filluar nga puna duke u futur në ambientet e Gjykatës Kushtetuese.

ABC News thote se Vorpsi është futur direkt në ambientet e gjykatës pasi u betua tek noterja Miranda Xhemalçe.

Një ditë më parë, Presidenti Meta tha se nuk e njeh Vorpsin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Marsida Xhaferllari, e dekretuar si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, ka reaguar për A2 pas vendimit të Arta Vorpsit për të bërë betimin për të njëjtin pozicion në një zyrë noteriale.

“Nuk preferoj të komentoj”, thotë Xhaferllari. “Nuk është në natyrën time të përfshihem në debate, aq më pak për natyrën e pozicionit në të cilin jam dekretuar”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here