Vjena, mesazh demoralizues: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE i pamundur…

0
165

Qendra për studime ndërkombëtare ekonomike në Vjenë (WIIW) vlerësoi së fundmi se BE është e detyruar të ndjekë një strategji të re për zgjerimin, duke lënë mënjanë anëtarësimin dhe duke vënë në vend të tij, integrimin. Analiza vë në dukje se perspektiva e zgjerimit në Ballkan do të jetë e largët dhe veçmas për Shqipërinë kjo do të jetë e pamundur.Për vendet jo-anëtare të BE-së që duan të anëtarësohen, perspektiva e zgjerimit nuk është shumë pozitive. Synimet për zgjerim më 2025 të vendeve që kanë hapur negociatat duket jo realiste. Vendimi i fundit nga Këshilli për të bllokuar fillimin e negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut e nënvizon këtë.Lëvizjet e fundit në Holandë drejt pezullimit të liberalizimit të vizave për shqiptarët janë gjithashtu një sinjal. Nga ana tjetër zhvillimet në mesin e vendeve anëtarë kanë zbehur optimizmin për shkak të zhvillimeve radikale në politiken e Hungarisë dhe Polonisë dhe nevoja për monitorim të vazhdueshëm të korrupsionit në Rumani dhe Bullgari.Analiza thekson se “zgjerimi, veçanërisht për një vend si Shqipëria, është i pamundur në vitet e ardhshme. Nëse po, BE duhet të mendojë më shumë për diçka të re që mund të krijohet për këto vende, do të thotë integrim, por jo anëtarësim i plotë”.Polonia dhe Hungaria kanë dëmtuar marrëdhëniet e tyre me Brukselin, dhe pakënaqësitë ndërmjet shteteve anëtarë për zgjerimin janë rritur.Nga pesë strategjitë për të ardhmen e BE-së të përshkruara nga Komisioni Europian më 2016 “Ata që duan, të bëjnë më shumë” tani mund të jetë opsioni i preferuar francez. Kjo nënkupton integrim më të madh në thelb dhe jo anëtarësim.Por një rend i ri ekonomik dhe politik do të jetë i vështirë për vendet që ishin në procesin e zgjerimit.Rajoni është duke u përballur me një rënie demografike të pashembullt për një kohë paqeje.Për më tepër, ekonomia e së ardhmes do të jetë gjithnjë e më shumë do të përcaktohet nga automatizimi dhe dixhitalizimi. Të gjitha zhvillimet në Rajon vijnë përkundër sfidave afatgjata për Rajonin që ka një prapambetje të trashëguar dhe distancë nga qendrat e inovacionit.Tendencat e brendshme politike janë gjithashtu shqetësuese. Kjo është veçanërisht me autoritarizmin dhe kapjen e shtetit, dhe rënien e cilësisë, pavarësisë së institucioneve.Këto përkeqësime nuk vlejnë vetëm për të dyshuarit e zakonshëm Polonia, Hungaria, Rusia dhe Turqia, por edhe për vendet e tjera në Ballkan. Cilësia e qeverisjes do të përkeqësohet më tej. Liberalizmi dhe demokracia nuk i kanë të thella rrënjët në rajon, veçanërisht kur krahasohen me pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore./Monitor

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here