U zgjodh për të mbrojtur Kushtetutën, e ‘preferuara’ e PS nis detyrën duke shkelur nenin 129 të saj!

0
129

E përzgjedhura me votat e shumicës socialiste, Arta Vorpsi, sot ka kryer një hap që ka i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë e juristëve që po hamendësonin se si do të bënte ajo betimin, në rast të një refuzimi të presidentit Ilir Meta.

Vorpsi gjeti një notere të thjeshtë dhe vulosi kështu nisjen e punës si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Por faktikisht me këtë veprim është shkelur hapur pikërisht Kushtetuta e Shqipërisë, të cilën ajo pretendohet që ta mbrojë në detyrën e re të “noterizuar” në zyrën private të noteres Miranda Xhemalçe.

Është pikërisht Neni 129 i Kushtetutës, i cili të drejtën për ceremoninë e betimit ia njeh vetëm presidentit.

Aty thuhet në mënyrë të qartë dhe taksative se: “Gjykatësi kushtetues e fillon detyrën, vetëm pasi betohet para presidentit”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here