Skandali ‘Drenasi’: Avokati i kërkoi favore seksuale dhe foto ‘nudo’ të miturës që po ‘mbronte’

0
96

Heroi i vetëshpallur në media, gjatë fillimit të vitit 2019, avokati Gazmend Halilaj, se ka shpëtuar një të mitur nga abuzimi seksual që i bën profesori dhe polici hetues, u akuzua se edhe ai është i përfshirë në skandalin seksual.

Sigurohet aktakuza e Prokurorisë Themelore e Prishtinës të ngritur ndaj gjashtë për përfshirëve në rastin “Drenasi”, ku thotë se avokati Gazmend Halilaj ka qenë i përfshirë në rastin e të miturës së Drenasit nga data 29.11.2017, datë kjo kur A.G. ka mundur t’i ketë 17 vjeç.

Halilaj gjatë kohës kur po e mbronte të përfshirin kryesor që abuzoi seksualisht me nxënësen e tij, asokohe 16 vjeçare, kishte bindur viktimën që të shkoi në prokurori dhe të ndryshoi deklaratën e saj të dhënë në Policinë e Kosovës.

Pasi e bindi ta ndryshoi deklaratën, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë, avokati e bind vajzën, asokohe 17 vjeçare, t’i dërgoi foto nudo duke përfshirë edhe fotografi ku shihet organi gjenital i saj.

Avokati Gazmend Halilaj (37 vjeçar), në deklaratën e dhënë në prokurori, është vetëdeklaruar se nuk ndihet fajtori për asnjërën prej veprave penale që është ngarkua.

Ai ka thënë se pa asnjë interes, por duke qenë i vetëdijshëm se po rrezikon jetën e tij dhe të familjes së tij, duke u  munduar të shpëtoi një jetë nga njerëz me pozita shumë të larta në institucionet e sigurisë në mënyrë humane ka bërë që të zbulohet ky rast dhe “jam i vetmi person që edhe e kam zbuluar këtë rast, duke e denoncuar te organet kompetente-prokurori i shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovë.”

Rreth asaj se a ka pasur ndonjë aferë dashurie me të dëmtuarën, Gazmendi përgjigjet se është i sigurt se para moshës 18 vjeçare jo, “as që kam menduar, por për moshën pasi ajo i ka mbushur 18 vjet dhe është bërë madhore konsideroj të mos përgjigjem.”

Sa u përket fotografive provokuese nudo  të A. që i janë dërguar Gazmendit, thotë se po e vërtetë është, por thotë se A. i ka thanë se këto ja ka dërguar Veseli, në mënyrë që me t’i ruajt për mos e denoncuar ka qenë në dijeni se je duke mbledhur informata, por thotë Gazmendi unë ato fotografi menjëherë i kam fshirë dhe nuk i kam keqpërdor.

Prokuroria nga ekzaminimi i telefonit të Gazmend Halilaj, thotë se i njëjti me të dëmtuarën ka komunikuar edhe pasi asaj të dëmtuarës i është konfiskuar telefoni.

“Gjatë komunikimeve që kanë bërë viktima dhe avokati Gazmend shihet edhe një afërsi ndërmjet tyre e ku herë pas here viktima i dërgon edhe fotografi nudo duke e përfshirë edhe fotografi të organit gjenital të saj.”

Prokuroria nga analizimi dhe hetimi i fakteve të grumbulluara ka vërëjtur dhe e citon disa herë në aktakuzë afërsinë e avokatit me A.G.

Gjatë analizimit të materialit nga ekspertimi, është hasur edhe në disa audio-inçizime me biseda, ku në njërën nga bisedat Gazmendi, i thotë viktimës që ditën e dielë do të vijmë në zyre për të kryer marrëdhënie seksuale./Me shkurtime nga Lajmi.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here