Standard.al

Shqiptari merr lejen e tij të parë nga burgu, nuk kthehet më…

0

Një i burgosur 47-vjeçar shqiptar përfitoi lejen e parë pesë-ditore nga burgjet e Domokos, por që nuk u kthye më, duke fituar lirinë që ndoshta nuk do të zgjasë dhe aq shumë.

Bëhet fjalë për një 47-vjeçar me origjinë shqiptare, i dënuar me 14 vjet e dy muaj burg, dhe më gjobë prej 60,000 € me akuzën për ngritjen dhe bashkimin e një organizate kriminale, trafik droge dhe përdorimi të një dokumenti të falsifikuar.

Data e tij e kthimit normal nga leja që mori ishte në mesditë më 12 nëntor, por ai kurrë nuk u kthye dhe kërkohet nga policia.

Po më 23 shtator të 2019 edhe një shqiptar 34-vjeçar i akuzuar për trafikim lëndë narkotike mori leje dhe nuk u kthye më po në të njëjtin burg të Domokos

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.