“Serbia nuk e mban fjalën”, Vjosa Osmani kundër Ramës për Shengenin Ballkanik: Nuk përkrahim nisma të gabuara!!

0
128

Ish-kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka folur lidhur me takimet e zhvilluara për Shengenin Ballkanik. Në një intervistë për “Opinion”, Osmani u shpreh se në takimin e parë me kryeministrin shqiptar Edi Ramën, do t’i ndryshojë mendjen për të dalë kundër marrëveshjes.

“Nuk e përkrahim një nismë të tillë. Për mua nuk ka qenë e kuptueshme pse është mbajtur ai takim pa marrë pajtimin e shteteve të tjera.

Pse të mos ketë Shengen? Ne akoma nuk mund të lidhim marrëveshje me Serbinë pasi mund të nisin persona që të shkaktojnë tensione të Kosovë. Ne nuk kemi një dokument që është hartuar.

Bëhet fjalë për 700 e ca pika. Ne nuk përtojmë t’i lexojmë, por nuk i kemi pasur ato. Serbia ka dëshmuar që nuk e mban fjalën. Merreni si shembull CEFTA-n. Akoma nuk e respekton. Shqipëria së pari duhet të ulej me Kosovën dhe më pas.

Kryeministri Edi Rama e ka marrë njëherë refuzimin tonë për këtë nismë, në vitin 2015-2016. Jam e hapur që ta dëgjojë zotin Rama dhe do ta bindim se është një nismë e gabuar”– tha Osmani.

Autoritetet e Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi zhvilluan pak ditë më parë një takim në Ohër lidhur me Shengenin Ballkanik. Kosova ka refuzuar të dërgojë përfaqësues pasi Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë, ndërsa kritikët e kanë cilësuar një nismë të tillë “Jugosllavia e Re”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here