Regjistrohen 4 të vdekur nga moti i acartë, temperaturat shënojnë ulje rekord…

0
112

Një masë ajri e ardhur nga Arktiku, ka regjistruar temperaturat më të ulëta rekord, në disa vende në SHBA.

Shpërthimi i Arktikut, i cili filloi në Siberi, ka sjellë dëborë dhe akull në shumë zona, sipas BBC.

Regjistrimet ditore të temperaturave të ulëta janë shënuar në shtete përfshirë Kansas dhe Illinois.

Parashikuesit thonë se qindra temperatura rekord të shënuara gjatë viteve, mund të arrihen ose të thyhen gjatë kësaj jave.

Katër të vdekur në trafik, janë lidhur me motin e keq dhe më shumë se 1.000 fluturime janë anuluar.

Shkollat janë mbyllur në disa zona.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NSW) tha që masa e ajrit po vazhdonte të përhapet nga Rrafshnalta drejt Bregut Lindor.

Ai paralajmëroi se fronti i ftohtë, do ta bënte kohën të ndjehej si “mesi i dimrit” për pjesën më të madhe lindore të vendit.

Disa qytete në Kansas vendosën rekord të temperaturave të ulëta ditën e martë, po ti krahasosh me të njëjtën datë në vitet e kaluara.

Temperatura më e ulët u regjistrua në Garden City, ku ra në -1F (-18C), duke thyer rekordin e 7F të vendosur vitin e kaluar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here