Standard.al

“Nuk foli për tonelatat e kokainës”, Lala rendit “dështimet” e kryeprokurores: Dosjet 339 dhe 184 kanë mbaruar

0

Klodiana Lala tha se Arta Marku pranoi para KLP-së se nuk ka përmbushur siç duhet pritshmëritë e publikut me arsyetimin se aq ka pasur kompetencë për të vepruar.  Gazetarja pohoi se Marku nuk foli fare për tonelatat e kokainës të kapur në Shqipëri, por as për dosjet e forta zgjedhore si ajo “339 dhe 184”.

“Zonja Marku erdhi në krye të institucionit si një grua e pastër sa i takon përfshirjes në korrupsion. Në këtë seancë unë mendoj krejt të kundërtën. Unë pashë një Arta Marku që në vend se do të fliste për vizionin se si do të drejtonte në 7 vitet e ardhshme, ajo tha se unë nuk kam përmbushur pritshmëritë e publikut.Ajo tha se këto pritshmëri nuk i kam përmbushur se nuk kanë qenë në dorën time. Ajo ka lëvizur 80 prokurorë dhe i ka  transferuar. Ajo tha se kam punuar nën presion mediatik dhe politik, por nëse nuk del mbi presionin politik, atëherë nuk mund ta bësh  rolin e  kryeprokurorit. Ajo shiti heqjen e mandatit e kryebashkiakut të Vorës, por çështja i shkoi e gatshme në tavolinë dhe nuk tha asgjë për dosjen 184 dhe 339 dhe nuk foli asnjë fjalë për tonelatat e kokainës që janë  kapur në Shqipëri.  Dosjet 184 dhe 339 janë dosje të mbaruara, vetëm nëse Spak i zgjon sërish. “tha Lala./BW

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.