Monika Kryemadhi nis takimet në Kongresin Amerikan, ja cfarë u diskutua…

0
105

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nis takimet në Kongresin Amerikan

Kryemadhi po zhvillon një javë tepër intensive me takime në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senatin e Kongresit Amerikan me moton:

‘Për një vëmendje sa më të shtuar të SHBA në Shqipëri si një mbështetje jetike për të sotmen dhe të ardhmen e rrezikuar në mënyrë kritike në vendin tonë për shkak të qeverisjes së kapur nga korrupsioni, krimi i organizuar dhe riciklimi i parave të pista.

Zonja Kryemadhi zhvilloi një takim të veçantë me Z.Ëilliam Keating, Kryetar i NënKomisionit për Europën, Euroazinë, Energjinë dhe Mjedisin, në dhomën e përfaqësusesve të Kongresit Amerikan.

 

Takimi u krye në përfundim të dëgjesës së organizuar nga Nënkomisioni me temë ‘Demokracia dhe aleanca në NATO: Duke mbështetur vlerat tona të përbashkëta demokratike.
Biseda me Z.Keating u fokusua te Shqipëria, roli i Nato-s dhe mbështetja e palëkundur e Shqipërisë për aleancën euroatlantike si dhe bashkëpunimi prioritar me SHBA për të ringritur vlerat demokratike në Shqipëri.
Zonja Kryemadhi theksoi se: qënia e një vendi të denjë për aleancën e NATO-s fillon pikërisht nga vlerat demokratike të vetë vendit. Te niveli i demokracisë, të checks and balances, tek liria e medias dhe tek garantimi i plotë i të gjitha lirive dhe të drejtave të qytetarëve si themeli i një demokracie funksionuese.
Zonja Kryemadhi theksoi gjithashtu rëndësinë, që ka për Shqipërinë si anëtar i NATO-s dhe për popullin shqiptar rritja e prezencës së SHBA në realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, për një sistem drejtësie funksional e të pavarur dhe për vazhdimin e palëkundur të rrugëtimit euro-atlantik të vendit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here