“Lufta politike i ka stepur juristët e zotë për të garuar”, Lala: SHBA po e shtyn reformën…

0
129

Gazetarja Klodiana Lala tha se zonjat e përzgjedhura për këtë gjykatë, si Arta Vorpsi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari, po mbajnë gjithë ngarkesën politike.

Sipas saj, promovimi i tyre është një gjë pozitive, pasi Shqipëria ka magjistratë dhe juristë të zotët, por që lufta politike i ka stepur të garojnë.

Por, nuk mendon kështu analisti Arion Sulo, sipas të cilit, për t’u futur në Gjykatën Kushtetuese duhet të kalosh në disa filtra. Më tej, analistët kanë komentuar dhe deklaratat e ndërkombëtarëve për Reformën në drejtësi, duke thënë se ata po e shtyjnë këtë proces të ecë përpara.

Pjesë nga diskutimet:
Lala: Nuk bie dakord me Arionin që thotë se ato zonjat nuk mund të kandidonin për Gjykatën Kushtetuese, pasi janë në konflikt interesi. Shqipëria ka magjistratë dhe juristë shumë të zotët, që nuk e di pse nuk janë bërë pjesë të garës. Por, mendoj se gjithë kjo lufta politike i ka stepur. Secila nga këto zonja meriton të promovohet. Çështja është se ato po mbajnë gjithë ngarkesën e politikës, pasi palët po zihen se kush të marrë pjesën më të madhe. Ato zonja ne po i paragjykojmë akoma pa shkuar dhe pa hapur derën e gjykatës.

Arion Sulo: Nuk po i përgojojmë, fare.
Lala: Po i paragjykon politika, jo ne gazetarët.
Sulo: Të jesh në Gjykatën Kushtetuese, kujdes, se duhet të kalosh në shumë filtra.
Mira Kazhani: Filtri kryesor është SPAK-u, ata duhet të kalojnë në SPAK.

Lala: KED ka vepruar gjithmonë me dyer të mbyllura, në mungesë transparence. E vetmja frikë e imja është nëse ka pasur të tjerë të zotët për këtë post. Pa dyshim që ka pasur, por kemi ardhur në këto katër emra. Sa i përket faktorit ndërkombëtar, vjen në mënyrë periodike, është i ndërgjegjshëm për problematikat që janë krijuar në Shqipëri me vakumet institucionale. Ata duan të ketë një gjykatë funksionale. SHBA ka shpallur disa persona non grata, ata janë shkesë dhe financuesi më i madh i Reformës në Drejtësi. Ata janë të prirur ta shtyjnë përtej kulisave dhe pazareve politike. Politika po bën pazare për emra, për poste, për mbyllje hetimesh.
Skënder Minxhozi: Ndërkombëtarët dëshirojnë që të vendosin një faktor të fortë vetëfrenues me zgjedhjet e ardhshme që do mbahen. Ata po mundohen t’i bien kambanës./ BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here