Standard.al

Gjyqi me Ramën, Rakipi: Jemi në diktaturë të plotë, ai ka në dorë të gjitha instrumentet…

0

Gazetari Ylli Rakipi reagoi në ditën kur nis një proces gjyqësor ndaj tij, pas padisë së kryeministrit Edi Rama.

Rakipi tha se vendi është në një regjim të plotë.

“Jemi në diktaturë të plotë. Ky popull kamarrë valixhet dhe kjo është për të ardhur keq. Diktatura është për tu patur frikë gjithmonë,” tha Rakipi.

“Unë mendoj kështu, kjo nuk është shpifje. Unë do të kërkoj në gjqin tim edhe ekspertët specifikë, pasi ai kërkon që ky të mos jetë as mendimi im, nuk ka të bëjë me akte, prova.

Ky gjyq nuk është për shpifje, është për fyerje. Se si e kam fyer, do e shohim. Beteja në drejtësi varet nga vetingu në gjykata. Ai ka në dorë të gjitha indstrumentet,” tha Rakipi.

“Unë kam ngritur një kundërpadi dhe unë do vijoj deri në institucionet ndërkombëtare,” shtoi ai.

Sa i përket fyerjeve, Rakipi tha: “Po fjala kazan është fyerje për gazetarët? Kadri nuk është fyerje? Ai fyen gazetarët shumë më shumë se sa thonë gazetarët ndaj tij”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.