Standard.al

Aksident tragjik/ Përplasen 2 furgona, të paktën 28 të vdekur. Mes tyre edhe emigrantë

0

Një aksident tragjik ditën e sotme ka ndodhur në Iran.

Mësohet se dy furgonat u përplasën me njëri-tjetrin pranë qytezës së Khash, në juglindje të provincës së Sistan dhe Baluchistan.

Sipas mediave ndërkombëtare, bëhet me dije se nga përplasja e dy furgonave humbën jetën të paktën 28 persona dhe 21 të tjerë mbetën të plagosur.

Sakaq, viktimat janë shtetas afganë dhe kjo nuk është hera e parë kur kjo zonë përdoret nga trafikantët për transportimin e emigrantëve të jashtëligjshëm nga kufiri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.