“Zhgënjimi i një ideali”/ Vasili nxjerr videon: Si KED u kthye në një vegël të kapjes së drejtësisë nga Rama

0
79

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar sot një video që tregon se si Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u kthyer në një vegël të kapjes së drejtesisë nga Edi Rama dhe qeveria.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

Zhgënjimi i një ideali!

Si një anëtar i Komisionit të reformës në Drejtësi, që lindi me qëllime krejt të tjera për ta pastruar drejtësinë dhe depolitizuar atë sot ndjej vetëm zhgënjim.

Kur shoh sot se si Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që u bllokua nga rilindja dy vjet derisa në krye te vihej Dvoran-partia është shndërruar në një vegël qorre për të kapur gjykatën kushtetuese, sërish ndjej zhgënjim të thellë.

Të gjithë anëtarët socialistë të Komisionit të Reformës në Drejtësi duhet të skuqen sot, që i tradhëtuan kaq pacipësisht shqiptarët, që i zhgënjyen dhe u bënë autorë të kapjes më të neveritshme dhe të rrezikshme të drejtësisë.

Shiheni VIDEON që të kuptoni shndërrimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi në vegël qorre të kapjes së drejtësisë nga Edi Rama dhe qeveria.

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/437449436960902/?t=1

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here