Unaza e Re/ Pse shpërtheu Lei Feni i bashkisë, kundër Vetëvendosjes ?

0
128

 

Si për ironi të fatit, vetëm një ditë më parë, gjatë një interviste me gazetarin Babaramo, Albin Kurti shpjegonte se ata që duan të vjedhin, janë politikanët që përdoren më lehtësisht. Një ditë më pas, Erion Veliaj ka nxituar të futet në një sherr që nuk është fare i tiji, për të sharë Vetëvendosjen dhe t’i treguar një përunjësi prej lakeu shefit të tij.

Shkak për këtë është bërë dhuna policore ndaj banorëve të unazës së re, ndaj së cilës dega e Vetëvendosjes në Tiranë ka reaguar me një deklaratë. Po të lexohet e plotë deklarata, jo vetëm nuk merret me Veliajn dhe zyrën e tij, por e injoron ashtu sikurse duhet bërë me të gjithë shërbëtorët.

Deklarata e Vetvendosjes Tiranë është e ashpër në dy drejtime : Së pari për dhunën e ushtruar nga policia dhe së dyti për aferën korruptive në të cilën qeveria është zhytur tek unaza e re.

Por, pavarësisht se askush nuk e merr në konsideratë, pasi të gjithë e dinë se pas kësaj fshihet Edi Rama, Lei Feni, i bashkisë ridel në skenë për t’u kruajtur vetë.

Ai ka bërë një kundërdeklaratë, sa qesharake, po aq edhe të pështirë. Ai ka akuzuar Vetëvendosjen se po ndërhyn në punët e brendëshme të qytetit (këtë do ta kishte zili edhe heroi i soc- realizmit kinez). Pastaj i ka kujtuar formacionit të Albin Kurtit se është votuar për të qeverisur Kosovën dhe jo Shqipërinë. Më pas akoma, me një talent, kulmi i të cilit arrin tek korruptimi i ndonjë aktori pensionist, ka dashur të shantazhojë degën e lëvizjes në Tiranë, duke thënë se po kërkon t’i marë vendin të birit të Fahri Balliut.

Natyrisht, ky shpërthim i denjë për Elisën, nuk është një rastësi. Megjithëse askush nuk u morr me të, Veliaj e ka të qartë ankthin, bezdinë dhe andrallat që ka shkaktuar tek shefi i tij fitorja e Vetëvendosjes në Kosovë. Prandaj si një shërbëtor i devotshëm, nxiton të godasë ata që i prishin humorin padronit. Nuk e tha kot Albin Kurti, ata që përdoren më lehtë, janë ata që kanë vendosur të vjedhin.

©Lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here