Shpërthen ‘makina bombë’/ 7 të vrarë dhe dhjetra të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

0
226

Shpërthim i fuqishëm i një makine bombë ka ndodhur në kryeqytetin afgan Kabul të mërkurën, la të vrarë të paktën shtatë njerëz dhe plagosi të paktën dhjetë të tjerë, ndër ta edhe fëmijë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, postoi në rrjetin social Twitte,r se shpërthimi në orët e para të mëngjesit kishte vënë në shënjestër makinën e një kompanie të huaj sigurie, raporton VOA.

Katër punonjës të huaj të sigurisë ishin mes të plagosurve, por nuk janë dhënë detaje të tjera.

Aktualisht askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet, ndëra Kabuli po kalonte disa ditë të qeta nga dhuna.

Kryengritësit talebanë dhe militantët e lidhur me degën afgane të Shtetit Islamik, shpesh marrin përsipër organizimin e sulmeve të tilla.

Dhuna e së mërkurës vjen një ditë pasi Presidenti Ashraf Ghani, liroi tre të burgosur të rëndësishëm talebanë në shkëmbim për dy pengje, një amerikan dhe një australian.

Dy të huajt jepnin mësim në Universitetin Amerikan të Kabulit në Afganistan, para se të rrëmbeheshin nën tytat e armëve pranë kampusit në gushtin e vitit 2016.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here