Rezervuan në “hotelin si parajsë”, por gjetën një grumbull gërmadhash. Si u mashtruan turistët…

0
150

Një familje Britanike shpenzoi më shumë se 3,400 paund për pushimet e tyre të ëndrrave, por cuditërisht kur arrit atje kuptoi se hoteli as që ekzistonte – madje në fakt ishte shndërruar një grumbull rrënojash.

Sipas mediave britanike, Mark Mold, 33 vjeç, rezervoi udhëtimin përmes një kompanie pushimesh – një pushim dy-javor në Crystal Beach Aqua Park dhe Hotel në Hurghada, Egjipt me familjen dhe miqtë.

Por kur grupi prej pesë vetash aterruan në Egjipt, ata u tronditën kur zbuluan se “parajsa” e cila u ishte premtuar nuk ekzistonte fare.

Turistët nga Gainsborough, Lincolshire u dërguan në vend të kësaj në një hotel tjetër, të cilin ata zbuluan se ishte në proces shkatërrimi.

“Unë mendoj se të gjithë e kemi ndjerë se na ishte shitur një ëndërr e shtrenjtë dhe na është shërbyer një makth shkatërrues”, tha Mark, një elektricist industrial.

“Ishte mashtrim në një shkallë të madhe nga një kompani e madhe, e cila qartësisht nuk ka moral”.

Markut dhe gruas së tij Sarës, 50 vjeç, iu bashkuan shoqja më e mirë e Sarës, Natalie Barnes, 40 vjeç, dhe fëmijët e saj Kyziah, 15 dhe 13-vjeçari Ty.

Barnes, 40 vjeç, dhe fëmijët e saj Kyziah, 15 dhe 13-vjeçari Ty.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here