Rama ndez konflikt me çdo kryeministër kosovar!! Përplasje të forta me Kurtin…

0
103

Kryeministri Edi Rama është në situatë konfliktuale me të gjithë kryeministrat e Kosovës, përveç Hashim Thaçit, që dikur ka qenë drejtues i ekzekutivit.

Kështu shkruan e përditshmja Panorama, e cila i referohet përplasjeve që ka krijuar Edi Rama me politikën kosovare.

Marrëdhënien më konfliktuale deri më tani, Rama e ka regjistruar me Ramush Haradinajn. Të dy kanë shkëmbyer akuza, ndërsa gjeneza e konfliktit duket se lidhet me tezën për ndarjen e Kosovës.

Por përplasje të forta ka shënuar Edi Rama edhe me kryeministrin në ardhje të Kosovës, Albin Kurti. Së fundmi u përplasën për çështjen e Mini-Shengenit dhe për një marshim të paralajmëruar të Vetëvendosjes në Tiranë.

Historia e Mini-Shengenit solli edhe përplasje me ish-kryeministrin tjetër kosovar, Isa Mustafa.

Ndërsa Rama sulmon kryeministrat kosovarë dhe anasjellas, Serbia vazhdon kursin e saj agresiv kundër Kosovës.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç po lobon kundër pranimit të Kosovës në UNESCO. Ai deklaroi sot në konferencën e 40-të në Paris se është i bindur se Kosova nuk mund të bëhet pjesë e kësaj organizate.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here