Që ta kuptoni thjesht: 5 paragrafët thelbësore nga konferenca e Metës që nxjerrin zbuluar PS-në dhe Dvoranin e partisë

0
127

 

Presidenti Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp sot në mbrëmje, ku shtjelloi deri në detaj të gjithë ngërçin artificial të krijuar deri më tani nga mazhoranca në bashkëpunim me KED për Gjykatën Kushtetuese, me synimin final për kapjen e këtij institucioni tepër të rëndësishëm për vendin. Ai sqaroi se KED u vonua per dy vite me qellim qe ne krye te saj te vinte njeriu i partise e qe me pas te ishte me hapur rruga per kapjen e Kushtetueses. Meta zbardhi me fjale te thjeshta dhe bazuar teresisht ne Kushtetute, se cilat ishin shkeljet e procesit duke vënë në dukje rolin e njëanshëm të kryetarit të KED-së në favor të skemës së mazhorancës në pushtet për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Ja 5 paragrafët kryesore të konferencës së Presidentit:

1-Kushtetuta e thotë qartë se presidenti ka të drejtën e parë për vakancën e parë, pastaj është parlamenti dhe kështu përsëritet e njëjta renditje dhe në këtë aspekt është detyra e KED-së të rregullojë listat e vakancës

2-Ngitja e KED u bllokua dy herë që të vinte ky kryetar që ta kontrollonin. Kur votuam reformën me konsensus, kemi bërë një marrëveshje për Gjykatën Kushtetuese që të kalonte në vetting, por nuk do ngelej vendi kurrë pa Gjykatë Kushtetuese. Por kjo ndodhi dhe nuk u bë pa qëllim. Kjo është e qëllimshme. Kjo nuk ka ndodhur nga Vettingu, por sepse aty në krye të KED është vendosur një qorr i partisë

3- KED, që është institucion kolegjial, apo akoma më keq, kryetari i KED, nuk duhet të bëjë lojëra të karakterit administrativ, duke vendosur vetë kohën se si i dërgon listat, në mënyrë të tillë tepër të dyshimtë, madje mafioze. Kryetari i KED ka bërë veprime antikushtetuese

4-KED e vendosi me qëllim Presidentin para dy zgjedhjeve, që o të shkelë detyrimisht Kushtetutën, që thotë qartë se presidenti plotëson vakancën e parë dhe parlamenti të dytën, ose me interpretime qesharake dhe absurde thotë se i ka mbaruar afati presidentit, kjo është absurde, e turpshme, mafioze

5-Duhet të kemi të qartë të gjithë që nuk ka një afat të caktuar për Presidentin e Republikës lidhur me zgjedhjen e anëtarëve, ka vetëm për Kuvendin. Nuk kemi asnjë afat të përcaktuar në Kushtetutë për Presidentin. 

 

STANDARD.AL

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here