“Parlamenti kërkon standardin ‘urdhëro, si urdhëron’”/ Manjani: KLP duhet të zgjedhë Olsian Çelën si kryeprokuror sepse…

0
127

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka vlerësuar kandidaturën e Olsian Çelës për garën e Prokurorit të Përgjithshëm.

Manjani në një postim në Facebook, shkruan se prej kohësh nuk kishte dëgjuar diskutime me nivel dhe që të demonstronin kulturë, seriozitet dhe përgjegjshmëri.

Për ish-ministrin ky kandidat duhet të vlerësohet nga KLP-ja, pasi sipas tij Parlamenti ka standarde të tjera.

“Nuk i heq asnjë pikë e asnjë presje deklarimit të këtij Prokurori, të cilin nuk e njoh dhe se kam idenë se ç’rezultate ka në punë. Kandidati demonstron kulturë, seriozitet, sinqeritet, përgjegjshmëri, por edhe rrugëdalje nga ky kolaps i rëndë juridik në drejtësinë penale. Kisha kohë pa dëgjuar diskutime me këtë nivel.

Nuk e di si e ka terezinë KLP, por ky kandidat ja vlen të jetë Prokuror i Përgjithshëm i Shtetit. Them KLP, se Parlamenti e kam të qartë se çfarë standard kërkon. Standard: Urdhëro, si urdhëron!”, thekson Manjani.

Manjani

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here