Standard.al

Meta: Kur bëjnë lojëra me Kushtetuesen, mendo se ç’ndodh me hallexhinjtë e Astirit!!

0

Presidenti Ilir Meta përmendi, gjatë fjalës së tij në konferencë, edhe situatën tek Unaza e Re, teksa tha se “Kur këta bëjnë lojëra me Gjykatën Kushtetuese, mendo se ç’bëjnë me ata hallexhinjtë e Unazës së Re, e me sa e sa probleme të tjera që lindin në Shqipëri”.

Më tej, Kreu i Shtetit tha se ndërtimi i Gjykatës Kushtetuese është një kusht i Bundestagut, ndërsa vlerësoi Marsela Xhaferllarin, të dekretuar sot si gjyqtare të kësaj gjykate, duke thënë se është me CV më të shkëlqyer.

“E kemi kusht ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese nga Bundestagu. Nuk duhej vendosur Presidenti në një pozicion të vështirë, ku nga tre anëtarë, mbetën dy. Presidenti nuk merr përgjegjësitë e Kuvendit, se si veproi Kuvendi. Presidenti merr përgjegjësitë e tij para gjithë qytetarëve. A është një proces perfekt? Jo, nuk është perfekt, u shpreh Presidenti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.