Kandidati për kryeprokuror/ Çela deklaratë të fortë: Besimi ndaj prokurorisë në rënie…

0
119

Kandidati për kryeprokuror, Olsian Çela e nisi fjalën e tij duke parashtruar problematikat me të cilat përballet institucioni i prokurorisë.

Ai tha se ka cilësi të dobët të hetimeve, mungesë pavarësie dhe besim në rënie.

I pyetur nga kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi se kush janë avantazhet që sjell nisma e re ligjore, Çela shprehet se ligji i ri synon t’i japë mundësi prokurorëve të jenë vetvetja, të mos fshihen më pas PP apo drejtuesit.

Çela u shpreh se duhet të synohet, krijimi i partneriteteve strategjike.

‘Ligji i ri do të forcojë pavarësinë e prokurorëve, një qasje e re që sherben si katalizator i koncepteve të metodave të reja. Në bindjen time pavarësia e prokurorit është shumë e rëndësishme, marrëdhënia drejtues – vartës. Ligji i ri synon t’i japi mundësi prokurorëve të jenë vetvetja, përballë ligjit, gjykatës dhe opinionit publik’, tha Çela.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here