Ja si u gjet i pajetë 34-vjeçari në Vlorë, detajet e policisë…

0
86

Një 34-vjeçar është gjetur i vdekur gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme në rrugë.

Policia raporton se ka mbetur i vdekur një 34-vjeçar Kreshnik Dashaj , i cili është gjetur i shtrirë në tokë pranë në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, pranë kupolës së avionave.

Dyshohet se vdekja mund ti ketë ardhur nga ndonjë arrest kardiak pasi ka patur probleme me zemrën.

34-vjeçari,  i cili kishte pak vite që jetonte në Vlorë, ankohej prej kohësh nga zemra. Po ashtu mësohet se ai ishte baba i një fëmije dhe po shkonte në punë, pasi punonte në një fasoneri këpucësh.

Informacioni i policisë

Vlorë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, pranë kupolës së avionave është gjetur i shtrirë në tokë i pajetë shtetasi K.D., 34 vjeç.

Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Dyshohet se vdekja mund ti ketë ardhur nga ndonjë arrest kardiak pasi ka patur probleme me zemrën.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here