Duka “akuza” Ramës: Porto Romano në mëshirë të fatit…Bombë ekologjike për qytetarët e Durrësit

0
147

Kryetari i PAA-së, Agron Duka, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur shqetësimin e tij për mbetjet urbane në zonën e ”Porto Romanos” në Durrës. Ai shkruan se para 17 muajve kryeministri Edi Rama premtoi se situata do të ndryshojë por që për kreun e PAA-së, në këtë vend çdo ditë e më shumë vihet në rrezik shëndeti i banorëve por edhe të sudentëve.

Postimi i plotë

17 muaj më parë, pasi u përsërit refreni i vjetër se “kështu ka qenë prej dekadash”, kryeministri premtoi se problemi i vendgrumbullimit të mbetjeve urbane në Porto Romano të Durrësit, do të zgjidhej brenda 18 muajsh. Mungon ende një muaj nga përfundimi i këtij afati por situata nuk ka ndryshuar. Plehrat nuk trajtohen dhe nuk asgjësohen, lihen në mëshirë të fatit; punën e Bashkisë vijojnë ta bëjnë derrat, të cilët ushqehen në këtë fushë toksike. Një premtim i pambajtur që nuk rrezikon vetëm shëndetin e atyre që jetojnë pranë vendgrumbullimit, apo të studentëve të universitetit “Aleksandër Moisiu”, i cili ndodhet pak metra larg kësaj bombe ekologjike, por shëndetin e gjithë qytetarëve të Durrësit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here