“Çuni im do ti’a marr hakun Ramës dhe Veliajt”, banorët e Astirit: Kërkojmë vetëm dialog!!!

0
114

Ka përfunduar takimi i banorëve të Unazës së re ndërsa janë shprehur se rezistenca e tyre do të vijojë për mbrojtjen e shtëpive të tyre.

Banorët u shprehën për Fax News se nëse shteti do të sulmojë m gaze-lotsjellës, në të njëjtën mënyrë do ta kenë përgjigje, ndërsa theksuan se kërkojnë dialog dhe gjetjen e një zgjidhjeje me qeverinë.

“Ne jemi gati për dialog, ata do të vazhdojnë me dhunën e tyre por edhe ne do të ndarmarrim hapat tonë”, tha një banor.

“Shteti po të dojë e zhduk popullin e vet, se ka ushtri dhe polici. Ne po mbrojmë shtëpitë tona, edhe sikur të vdesim, për çfarë të qëndroj i gjallë unë kur nuk mund të kem një banesë për familjen time. Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk mund të qëndrojnë në pushtet gjithë jetën, edhe sikur të qëndrojnë çuni im do ta marr hakun”, tha një tjetër banor.

Ndërkohë një tjetër paralajmëroi qeverinë se do të marr përgjigjen ndaj çdo akti që do të përdor ndaj familje të Astirit në çdo formë.

“Shteti dje përdori armën e parafundit, gaziun, edhe arma e zjarrit i ka mbetur shtetit pa përdorur. Ata mos të mendojnë se e filluan dhe do e mbarojnë, fundi është shumë larg. Ata kanë marrë masat e tyre, ne do të marrim masat tona, me gaz, me gaz. Me armë me armë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here