Standard.al

“Biznesi në luftë për mbijetesë”, Basha në Fier: Projekti ynë është i qartë për të rimëkëmbur ekonominë…

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndodh sot në Fier në krah për biznesin e vogël në kuadër të turit ‘Rrugëtimi për Shqipërinë’

Gjatë fjalës së tij ndër të tjera kryetari Basha tha se vendi po kalon një kohë të vështirë dhe se Partia Demokratike ka një platformë të qartë sidomos për biznesin e vogël dhe investimet e huaja.

“Vendi po kalon kohë të vështirë dhe kjo nuk po kursen as Fierin. Herën e fundit që isha në Fier në orët e para të mëngjesit, qyteti duhet të ishte duke gëluar, por ishte një pamje e tmerrshme ekonomike.

Ky është realiteti kudo ku shkoj, në Elbasan, Shkodër, Durrës e me radhë.

Aktiviteti ekonomik është në rënie të plotë.

Maksimumi shikoj njerëz me një kafe para, por shikoj dyqane bosh, si çjanë xhepat e qytetarëve, bosh siç është arka e shtetit.

Kjo është rezultat i politikave të dështuara, i rritjes të taksabe, të kostove të shërbimi, që ka sjellë pasoja, është goditur besimi i konsumatorit, është një hinkë që duket sikur nuk ka fund.

Vazhdon të rrisë kostot, të largojë njerëz nga puna.

Qëllimi i këtij bashkëbisedimi janë zgjidhjet e halleve.

Ndaj kjo krizë nuk zgjidhet pa zgjidhje ekonomike.

Për biznesin e vogël, mbi 80 për qind e volumit vjen nga biznesi i vogël dhe investimet e huaj që pa to nuk mund të kemi një ekonomi të stabilizuar.

Nuk mund të flasim për asnjë investim të huaj serioz. Përvec shfaqjeve me avion të propagandës qeveritare. Sot është e vërtetë që nuk kemi asnjë investim serioz në vend, ndryshe kjo qeveri ka vetëm fasadën.

Në zemër të vizionit tonë është një biznes i çliruar nga kostot e larta, nga taksat e larta, nga regjimi banditesk i tatimorëve, një biznes i fuqizuar i ripërtërisë dhe i ndaljes së krizës së largimit më masiv të të rinjve nga vendi nga kjo qeveri. Ne kemi një projekt të qartë për biznesin e vogël.’,-tha Basha ndër të tjera.”

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.