Standard.al

Basha për mashtrimet e Rilindjes: Shëndetësia në nivel të keq! Largimi i mjekëve si kurrë më parë

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në prezantimin e programit me biznesin e vogël në Fier  ka folur ndër të tjera edhe për shendetësinë, pas ankesave që të pranishmit në takim i paraqitën për mashtrimet e Rilindjes, ku nuk kanë mundësi të bëjnë qoftë edhe një mamografi në spitalin e qytetit.

‘Profesionet e lira janë në të njëjtat vështirësi si biznesi i vogël. Sigurisht që do i kushtoj një javë të veçantë edhe shëndetësisë. Shëndetësia shqiptare nuk ka qenë kurrë në këtë nivel. Në nivel me keq se edhe Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Jo vetëm kaq, por vazhdon edhe me largimin e mjekëve si kurrë më parë në këto 30 vite. Sot jemi më keq se edje në vitin 1950 përsa i përket raportit mjek për frymë. Pse? Sepse të gjithë po mësojnë gjermanisht dhe po ikin ne emigracion. Na duhet një plan emergjence shëndetësor për kombin.

Masa e parë. Do të garantojmë 1200 euro pagë për mjekun si 700 euro për infermierët. Po kështu do të garantomë një shpërblim të mjaftueshëm për të ndaluar hemoragjinë e largimit. Të paktën të kemi  shërbim si në nivelet e rajonit.’-tha Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.