Standard.al

A po rikthehet ideja e ndarjes së Kosovës? Ja si përgjigjet ministri gjerman…

0

A po rikthehet ideja e ndarjes së Kosovës? Kjo është një çështje që po zë sërish vëmendjen e mediave të huaja.

Deutsche Welle ka intervistuar ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas, që thotë se Gjermania vazhdon të jetë kundër saj.

Deutsche Welle: Ndërkohë që BE është e përçarë dhe e paralizuar kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, duke humbur kështu besueshmërinë dhe forcën rrezatuese, SHBA është duke u bërë edhe më aktive. Ideja e këmbimit të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës është kthyer në tavolinë. Çfarë është duke bërë Gjermania dhe Europa kundër kësaj, dhe si e vlerësoni ju angazhimin rus në rajon?

Heiko Maas: Bashkimi Europian mbështet perspektivën e një jete në liri, siguri dhe mirëqënie relative. Askush nuk ofron ndonjë model tjetër që të konkurojë këtë model. Krah kësaj, BE është donatori më i madh në rajon me miliardat e ndihmës që jep dhe infstrumentat e shumtë këshillues. Përveç nivelit europian, Gjermania angazhohet me shuma qindramilionëshe edhe në bashkëpunimin bilateral.

Sa i përket idesë së këmbimit të territoreve ose ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, ne nuk mendojmë se kjo kontribuon për stabilitetin në rajon. Ajo që mbështesim ne është rifiilimi i shpejtë i dialogut të ndërmjetësuar nga BE, duke pasur si synim një marrëveshje të gjithanshme që t’i mundësojë të dy vendeve afrimin me BE.

Ne dëshirojmë një bashkëpunim konstruktiv me Rusinë, edhe nëse kemi ndryshime pikëpamjesh. Ne e kuptojmë po ashtu se është e rëndësishme që të ruhen marrëdhëniet e mira dhe lidhjet kulturore. Kjo nuk është në kundërshtim me antarësimin në BE.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.