Përplasen trenat, humbin jetën 16 persona! Një ndër të mbijetuarit: Pashë trupa të vdekur pa koka, pa këmbë, Zoti na shpëtoi!

0
105

Së paku 16 persona kanë vdekur dhe më shumë se 40 të tjerë janë lënduar në një aksident kokë me kokë mes dy trenave në Bangladesh.

Një tren që ishte duke shkuar drejt qytetit jugor, Chittagong, dhe një tren tjetër i nisur drejt qytetit Daka, u përplasën rreth orës 3 të mëngjesit sipas kohës lokale në Brahmanbaria, rreth 100 kilometra në lindje të kryeqytetit.

“Kur dola nga treni, pashë trupa të vdekur pa koka, pa këmbë, pa duar. Ishim shumë afër vdekjes, por Zoti na shpëtoi”, tha Mohammad Moslem, i cili ishte duke udhëtuar me njërin prej trenave të përfshirë në aksident. Aksidentet hekurudhore janë mjaft të shpeshta në Bangladesh. Ato ndodhin kryesisht në kryqëzime me rrugët për vetura dhe për shkak të gjendjes së dobët të binarëve, shkruan “Reuters”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here