Përdhunimi dhe vrasja e studentes/ Ndryshim i kodit penal në burgim të përjetshëm

0
117

Pritet me 13 janar, qe i riu grek dhe ai shqiptar te akuzuar per përdhunimin dhe vrasjen e studentes Eleni Topaloudi, te perballen me gjykimin.

“Vendimi i Gjykatës Supreme për të transferuar gjyqin në Athinë po ecën në drejtimin e duhur dhe mbron kushtet për një gjykim të drejtë dhe objektiv,” i tha STAR avokati i të riut grek, Theodoros Mandas.

“Familja ndjehet e detyruar të shprehë edhe njëherë dhimbjen e saj për incidentin tragjik dhe t’i kërkojë falje publikisht familjes së viktimës,” tha Z. Mandas.

Teksa po bëhet një vit nga krimi makabër, ministri grek i Drejtësisë njoftoi se do të ndryshohet Kodi Penal për përdhunimin nga dy apo më shumë persona, duke i dënuar me burgim të përjetshëm.

Deri më tani, të akuzuarit i hedhin fajin njëri-tjetrit për vrasjen barbare të studentes.

Autoritetet janë duke pritur të shikojnë mesazhet e fundit të studentes në facebook për të analizuar enigmën nëse ajo e dinte se do të takohej edhe me të riun shqiptar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here