Standard.al

Pas deklaratës së Thaçit për marrëveshjen me Serbinë, Vuçiç tregon se si takoheshin me Presidentin e Kosovës…

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, pas takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, se Prishtina është e gatshme për një marrëveshje me Beogradin.

Vuçiq ka ironizuar me këtë deklaratë të presidentit kosovar, por ka treguar edhe marrëdhëniet aktuale mes tij dhe Thaçit. Këto marrëdhënie, sipas tij kanë ndryshuar prej një viti.

“Ai nuk e tha atë që donte të thoshte. Kur e takoja, i thonim njëri-tjetrit “ditë të mbarë, “si jeni”, “natën e mirë”, “pse e keni bërë këtë apo atë?” Shiheshim me njëri-tjetrin një herë në javë, ose në baza mujore, por kjo nuk është kështu për më shumë se një vit. Ne takohemi në konferenca ndërkombëtare, dhe në vend të kësaj, kur unë i them “mos bëni marrëzira rreth helmimit”, ai përgjigjet duke bërë komente të ngjashme, dhe kjo është ajo”, tha Vuçiq për mediat serbe, shkruan exspres.

Vuçiq shtoi se marrëdhëniet nuk kanë shënuar përparim as pas takimeve me dyer të mbyllura.

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.